-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Bekë Berisha ua çon nga një pije Kurtit dhe Konjufcës: I mora në bufe, janë produkte serbe

Rekomandime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i kërkoi kryepalrmanetarit Glauk Konjufca që produktet serbe të cilat shërbehen në bufenë e Kuvendit të largohen.

Berisha në seancën e sotme ua çoi Kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca nga një pije. Ai tha se këto pije janë produkte serbe.

- Advertisement -

Berisha i tha KosovaPress-it se nga Konjufca kërkoi që të mos lejojë të shërbehet ky produkt meqë si parti kanë qenë të zhurmshëm ndaj prodhimeve serbe.

“Në byfe të kuvendit shërbehen pije të prodhuara nga Serbia. I kërkova kryetarit Konjufca që të mos lejojë të shërbehet kjo pije meqë si parti kanë qenë shumë te zhurmshëm kundër prodhimeve serbe. Dhe kanë qenë këmbëngulës për bashkimin e troje shqiptare”, tregoi Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit