9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

A do të jetë Lul Drazha dëshmitar i Speciales, pyet KMDLNJ

Rekomandime

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka treguar se kush është Lulzim Ademi nga Broboniqi i Mitrovicës që shërbeu në vitet e 90-ta si polic i Serbisë e për të cilën raportoi ditë më parë Klan Kosova.

Në një reagim, ky këshill thekson se në Mitrovicë Lulzim Ademi tash me emrin Drazha Mihajlloviq , “si udhëheqës i Policisë së Serbisë në një inkursion të dh.unshëm në fshatrat Koprivë dhe Broboniq, më 20 maj 1999 ka përgjegjësi për vr.asjen e së paku 6 civilëve shqiptarë, vënien e zjarrit të 141 shtëpive të shqiptarëve, plaçkitje të pasurive të shqiptarëve dhe zhvendosje të dh.unshme të banorëve shqiptarë të asaj pjese të Kosovës”.

- Advertisement -

Krejt këto vepra sipas këtij organi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut përbëjnë elemente të dyshimit të bazuar për veprën penale të KRlMEVE të luftës dhe atyre kundër civilëve”.

“Realisht, Drazha Mihajlloviq dyshohet për ekzekutim arbitrar dhe pa gjyq të së paku 6 civilëve shqiptarë”.

KMDLNJ thekson më tej se po i njëjti ishte arrestuar nga Policia e UNMIK-ut në fund të vitit 1999 dhe ishte vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë e administruar 100 përqind nga ndërkombëtarët.

- Advertisement -

Lulzim Ademi ose Drazha Mihajlloviq i cili jeton në Novi Sad para 21 vjetëve ishte dënuar me 20 vjet burgim për vr.asjen e bashkëkombasve të tij shqiptarë por në mars të vitit 2000 ai bashkë me disa serbë u arratis nga burgu, transmeton Klan Kosova

“Në vitin 2000 nga ajo Qendër ishin “arratisur” 23 të burgosur afërsisht 17 – 18 prej tyre të dyshuar për KRlME Iufte dhe kundër njerëzimit. Në mesin e të arratisurve ishte polici i Serbisë me emrin Lulzim Ademi tash me emrin Drazha Mihajlloviq. Vet ndërrimi i emrit të tij nga Lulzim Ademi në Drazha Mihajlloviq e tregon qartë natyrën dhe përcaktimin e tij kriminaI kundër shqiptarëve”.

- Advertisement -

“Nëse e kemi parasysh faktin se në mesin e shumë dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë kundër ish – ushtarëve dhe ish-komandantëve të UCK si dhe politikanëve të nivelit më të lartë në Kosovë, tash të paraburgosur në Hagë , ka shumë policë, udhëheqës policorë dhe ushtarakë të Serbisë atëherë lehtësisht mund të dyshohet se edhe Drazha Mihajlloviq , i konvertuar nga një i dyshuar për KRlME Iufte ndaj shqiptarëve në Kosovë do të jenë dëshmitarë të besueshëm të ZPS-ar sikur edhe të tjerët të “arratisur” nga burgu i Mitrovicës në vitin 2000 , të dyshuar për KRlME Iufte”.

“Pikërisht këtu qëndron defekti i Gjykatës Speciale sepse shkallën e përgjegjësisë penale për të arrestuarit e përcakton në bazë të përkatësisë etnike për shqiptarët kurse , në anën tjetër i amniston nga mosndjekja penale të dyshuar për KRlME Iufte gjithashtu, sipas parimit etnik si puna e Drazha Mihajlloviqit , ish Lulzim Ademit për faktin se ishte rom kurse tani është deklaruar si serb. Për këtë arsye Prokuroria Speciale e Kosovës – Departamenti për KRlME Iufte duhet me urgjencë të ndjekë për KRlME Iufte në bazë të përgjegjësisë komanduese udhëheqësit e policisë serbe”, thekson ky këshill, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit