15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Bekim Haxhiu: Drenica është ngritur në këmbë për fitoren e PDK’së

Rekomandime

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu sot ka qëndruar në Drenicë ku ka marrë përkrahje nga simpatizantët e kësaj partie atje.

- Advertisement -

Haxhiu tha se ka qenë në fshatrat Qirez dhe Klinë e Poshtme, ku programi për rimëkëmbje i PDK’së ka marrë një mbështetje të fuqishme nga qytetarët.

Ai tha se një votë me shumë për PDK-në është një hap para për Kosovën, është liri për çlirimtarët.

Postimi i plotë nga Haxhiu:

- Advertisement -

Sot në fshatrat Qirez dhe Klinë e Poshtme, programi i PDK-së i rimëkëmbjes mori mbështetje të fuqishme nga qytetarët.

Drenica është ngritur në këmbë për fitorën e PDK-së, për rimëkëmbjen ekonomike e politike, ngase në rrethanat e krijuara ne nuk jemi në garë me partitë politike në Kosovë, por PDK-ja si trashëgimtare e luftës çlirimtare është në betejë me Serbinë. Kjo për faktin se udhëheqësit, themeluesit e UÇK-së dhe PDK-së, janë prapa grilave në Hagë.

- Advertisement -

Një votë me shumë për PDK-në është një hap para për Kosovën, është liri për çlirimtarët.

Takimet ishin madhështore me praninë e madhe të rinisë, e patriotëve e qytetarëve drenicasë, ata na dhanë kurajo të vazhdojmë në ndertim dhe zhvillim të Kosovës, ne mbrojtje të gjakut të derdhur për liri.

Takim i pëzemërt me bacën Brahim, plakun e urtë e atdhetar nga Qirezi.

Në Klinë takova luftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Haki Drenicën, i cili me shumë dashamirësi na uroi fitoren e radhës.

Faleminderit për mbështetjen

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit