11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Bekim Jashari: Jam i lënduar nga populli im, për të cilin familja ime ka dhënë jetën

Rekomandime

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, është deklaruar pas kritikave që pranoi në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se fyerjet e ulëta që i janë bërë për shkak të disa deklaratave të tij, e kanë prekur mjaft shumë.

- Advertisement -

Unë nuk e di çfarë ju ka bërë juve Bekim Jashari, gjeni një fakt që i kam bërë diçka të keqe dikujt, po nuk ka.

Si ka mundësi krejt këta politikan të tjerë të jenë më të mirë se sa djali i Hamëz Jasharit, unë që kam ardhur në këtë pozitë edhe pa dëshirën time, jam i lënduar nga populli im, populli për të cilin familja ime ka dhënë jetën”, ka thënë Jashari në Kanal 10.

Bekim Jashari është në krye të komunës së Skënderajt nga zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2017, derisa më herët kjo komunë udhëhiqej nga Sami Lushtaku, tani nënkryetar i PDK-së.

- Advertisement -

Jashari nuk gjeti përkrahjen e të gjithë akterëve politik në kandidimin e tij për Kryetar të Skënderajt, por që kritikat ndaj tij nuk ndaluan as tani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit