14.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Hoxhaj i kundërpërgjigjet Haradinajt: PDK nuk prodhon president që e përçan dhe izolon Kosovën

Rekomandime

Kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj, pas pretendimeve të Ramush Haradinajt nga AAK për të marrë me çdo kusht postin e presidentin, ka thënë se partia që e drejton nuk do të bëhet pjesë e një procesi të tillë.

Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se PDK nuk bëhet palë e një procesi që prodhon një president që thellon përçarjet dhe e izolon Kosovën.

- Advertisement -

Republika jonë është mbi interesat politike dhe egot personale.

Kushdo që kërkon votat e deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë, që në atë propozim e ka brenda edhe kandidatin e PDK-së!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës nuk shantazhohet dhe as nuk do të lejoj që dikush ta marr peng shtetin e Kosovës.

Jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë me çdo parti politike paralamentare që ta tejkalojmë krizën institucionale në vend dhe ta zgjedhim një president dinjitoz që i shërben unitetit të brendshëm dhe thellon partneritetin me aleatët tonë.

- Advertisement -

Por, PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë.

Republika jonë është mbi interesat politike dhe egot personale. Kushdo që kërkon votat e deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë, që në atë propozim e ka brenda edhe kandidatin e PDK-së!

Barrikadimi pas propozimeve individuale, ende pa filluar një diskutim politik ndërmjet partive parlamentare, është i dëmshëm dhe nuk e ndihmon tejkalimin e krizës por vetëm thellimin e saj./kosovaime.tv

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit