Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se familja e Adem dhe Hamëz Jasharit ka treguar se në momente të caktuara marrin përgjegjësi për vendin.
“Një gjë të tillë e kam treguar edhe vet kur i jam futur garës për Skenderajn”, tha ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Anëtari i familjes Jashari thotë se nëse së paku 2/3 e deputetëve bien dakord që dikush nga familja Jashari të merre pozitën e presidentit ata janë të gatshëm.
“Unë mendoj se më i miri për këtë pozitë është Murati. Nëse 2/3 bien dakord për atëherë adresa është Murati. Nëse nuk ka dakordësim ne nuk bëhemi pjesë e pazareve politike”, tha ai.
Bekim Jashari thotë se është kundër “lojërave të pista” që bëhen në politikë.
“Ne ju kemi thënë gjejeni konsensusin dhe jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi…Si tash si pas zgjedhjeve këto parti nuk kanë qare pa e gjetur konsensusin për presidentin. Pse të mos e zgjidhim tash këtë çështje”, tha ndër të tjera Bekim Jashari.