11.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Osmani paralajmëron takim me Mustafën, kjo është arsyeja

Rekomandime

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani thotë se do të tentojë t’i takojë liderët e partive politike në Kosovë për t’i unifikuar karshi Serbisë.

- Advertisement -

Ajo u pyet nëse do ta takojë edhe Mustafën, përkundër mospajtimeve mes tyre, transmeton Periskopi.

“Nuk kemi asnjë problem personal, do të takohemi. Është e domosdoshme të ulemi e të flasim me një zë sa i përket sfidave që Serbia ia ndërton Kosovës në rrugën drejt konsolidimit”, shton ajo.

Osmani thotë se duhet të nxjerrin pika të përbashkëta dhe të ecin përpara, në mënyrë që të mos ketë bllokim të procesit të dialogut.

- Advertisement -

“Unë do të tentoj që t’i takoj liderët politikë individualisht, dhe t’i nxjerrim të përbashktat dhe të ecim përpara, përndryshe do të ketë bllokim të mëtejmë të procesit. E kemi Listën Serbe, ata koordinohen me presidentin e Serbisë, ata në fakt përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë”, thotë Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit