18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Abazoviq në festën e nacionalistëve serbë ku këndohet: “Le të valojë flamuri serb nga Prizreni deri në Rusi”

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, sonte është incizuar në një festë në një restorant në afërsi të Budvas.

Në videon e publikuar në disa media të Malit të Zi, dëgjohet se në festë po këndohen këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës,

- Advertisement -

Abazoviq aty shihet në shoqërinë e kryetarit të Komunës së Budvës, Marko Careviq, një prifti të Kishës Ortodokse Serbe, por edhe anëtarë të vëllazërive ortodokse.

Në videot e publikuara, shihet një atmosferë festive e ku publiku këndon këngën e njohur nacionaliste serbe që ndër tjera thuhet “Le të valojë flamuri serb nga Prizreni deri në Rusi”.

- Advertisement -

Shumica e të pranishmëve shihen me tre gishta të ngritur, simbol nacionalist serb, po ashtu.

Në mesin e të pranshmëve, siç shihet në video, janë edhe anëtarë të vëllazërive ortodokse “Shtylla” dhe “Ujqërit e natës”.

- Advertisement -

Disa prej tyre njihen për lidhjet e tyre të ngushta me Rusinë. Në fakt, kur bëhet fjalë për “Ujqërit e natës”, mbrojtësi i organizatës së tyre të origjinës ruse është presidenti rus Vladimir Putin.

Mes të mbledhurve është edhe deputeti i Frontit Demokratik Milo Bozoviq.

Nuk dihet se me çfarë rasti është organizuar kjo festë.

Kujtojmë se Abazoviq njihet si kandidati kryesor për kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit