18.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Bekim Jashari: Organizata arabe ofruan investime në kompleksin në Prekaz, vetëm të themi se Adem Jashari ka Iuftuar për fe

Rekomandime

Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, njëherit kryetar i Skenderajt, ka treguar se si organizatat arabe paslufte kanë shkuar tek familja e tyre dhe kanë shprehur gatishmërinë që të investojnë në Kullat që të bëhen muze, por me kushtin që në hyrje të kompleksit të shkruhet që Adem Jashari ka Iuftuar për fe.

- Advertisement -

“Kanë ardh pasufte shoqata, organizata jo qeveritare nga shtetet arabe te familja dhe kanë thënë jemi të gatshëm me bërë kompleksin një nga muzet më të bukura në botë, me të vetmin kusht që në hyrje të kompleksit të shkruhet se Ademi ka Iuftu për fe”, ka treguar Bekimi në intervistën REPORTERI N’KOMUNA.

Ai tha se Adem Jashari dhe çdo shqiptarë në Iuftën e fundit nuk kanë kapur armët për fe por për liri.

- Advertisement -

“Jo Ademi, por asnjë shqiptar e sidomos në Iuftën e fundit nuk kane Iuftu për fe, por për liri”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit