10 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Bekim Jashari tregon pseudonimet me të cilët i thërrisnin Adem e Hamëz Jasharin gjatë luftës

Rekomandime

Pikërisht sot u bën 22 vjet nga rënia heroike e Komandant Adem Jashari-t, familjes së tij e Jasharëve të tjerë.

- Advertisement -

Çdo përvjetor që kalon Jasharajt vazhdojnë ta bëjnë edhe më të lavdishme historinë e kombit tonë.

Prekazi u rrethua nga ushtria serbe, ku edhe humbën jetën shumë familjarë, historia e të cilëve do të kujtohen nga çdo gjeneratë e ardhshme.

Ndër të paktët që mbetën gjallë asokohe është edhe i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

- Advertisement -

Djali i heroit, Hamëz Jashari ka treguar sonte se bisedën fundit me babain e kishte tri ditë para sulmit që ndodhi në Prekaz nga forcat serbe.

Në TV-Dukagjini ai tregoi gjithashtu se gjatë kohës së luftës ishin munduar që të përdornin pseudonime për familjarët edhe kur bëhej fjalë për armë, por edhe në biseda tjera.

- Advertisement -

“Pseudonime ka pas edhe babai, Hamza të cilin të gjithë familjarët e njihnin si Dyl Mehmeti, sepse është marrë edhe me aktrim e këndim. Pra rolin Dyl Mehmetit. Pra kur thërrisnin familjarët pyesnin a është Dyli aty. Këtë emër sot e mban djali i Besartës, Dyli”, tha Jashari, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu theksoi se një pseudonim të ngjashëm e pati edhe Komandanti Adem Jashari, axha i Bekim Jaharit.

“Axha Ademi e ka pas pseudonim, Syla për shkak të fizionomisë e mustaqeve të mëdha, si Sylejman Vokshi”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit