Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor.Lladrovci në Pressing ka komentuar edhe kandidaturat e komunave të tjera.
I pyetur se kë do të dëshironte për kryetar të komunës së Skenderajt, Lladrovci tha se preferon Bekim Jasharin.
“Nuk kandidojnë të dy, po nëse kandidon Bekim Jashari, unë kisha dashur të fitojë Bekim Jashari.
Koha ka me qenë dëshmia më e mirë. Dytë s’kanë me qenë”, ka thënë Lladrovci.
Ai tha se aktualisht nuk ka raporte të mira me Lushtakun.
“Sot për sot nuk i kam raportet e mira.
I kam pasë të mira, i kam prish, i kam ndreq, i kam prish, i kam ndreq. S’kam armiqësi me Sami Lushtakun.
Nëse nuk e kam lënë me investu në Drenas pa i ndjek procedurat, nuk do të thotë që kemi armiqësi.
100 Sami Lushtaka i jepi për Bekim Jasharin.
Por nuk përzihem në problemet mes tyre, se ata nesër bëhen mirë mes vete, një herë e kam hangër në jetën time, nuke e ha më”, ka thënë Lushtaku.