7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Bekim Jasharin apo Sami Lushtakun? – Lladrovci tregon se cilin e dëshiron për kryetar të Skenderajt

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor.Lladrovci në Pressing ka komentuar edhe kandidaturat e komunave të tjera.

I pyetur se kë do të dëshironte për kryetar të komunës së Skenderajt, Lladrovci tha se preferon Bekim Jasharin.

- Advertisement -

“Nuk kandidojnë të dy, po nëse kandidon Bekim Jashari, unë kisha dashur të fitojë Bekim Jashari.

Koha ka me qenë dëshmia më e mirë. Dytë s’kanë me qenë”, ka thënë Lladrovci.

Ai tha se aktualisht nuk ka raporte të mira me Lushtakun.

- Advertisement -

Sot për sot nuk i kam raportet e mira.

I kam pasë të mira, i kam prish, i kam ndreq, i kam prish, i kam ndreq. S’kam armiqësi me Sami Lushtakun.

- Advertisement -

Nëse nuk e kam lënë me investu në Drenas pa i ndjek procedurat, nuk do të thotë që kemi armiqësi.

100 Sami Lushtaka i jepi për Bekim Jasharin.

Por nuk përzihem në problemet mes tyre, se ata nesër bëhen mirë mes vete, një herë e kam hangër në jetën time, nuke e ha më”, ka thënë Lushtaku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit