15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Beogradi synon serbizimin e Malit të Zi me regjistrim fals, Abazoviç: S’do e lejojmë!

Rekomandime

Beogradi synon që të imponojë një proces të shpejtë të regjistrimit të popullsisë në vend, për të rritur në mënyrë false numrin e qytetarëve me kombësi serbe.

Për këtë po tentohet të përdoret truku i zgjedhjeve të vitit të shkuar, ku mjaft njerëz që kanë pasur dikur një “pasaportizim” në Mal të Zi në kohën e Jugosllavisë, morën çertefikatë votimi.

- Advertisement -

Fronti Demokratik, grupimi i partive serbe, madje kanë dalë me një ultimatum të fortë, për të kushtëzuar këtë regjistrim. Në një deklaratë të tij, Forumi thekson se nëse nuk do të ketë një regjistrim të popullsisë, atëherë ata do të largohen nga qeveria aktuale.

Ndërkaq, siç bën të ditur gazeta e Podgoricës ‘Viesti’, zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka ndaluar planin serb, duke deklaruar se nuk janë premisat për tu bërë regjistrimi i popullsisë me kushtet që kërkojnë partitë proserbe.

Abazoviç, pas konferencës për shtyp të Këshillit Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit në një nivel të lartë, tha se, ‘së pari duhet të krijohen kushte të caktuara për të kryer regjistrimin’.

- Advertisement -

Duke komentuar mesazhin e Frontit Demokratik se, nëse nuk ka regjistrim, nuk do të ketë Qeveri, ai tha se nuk është hera e parë që vijnë mesazhe të tilla nga ajo aleancë politike.

“Nëse të gjitha organet shtetërore arrijnë të përgatisin gjithçka, unë nuk kam asgjë kundër, por mendoj se kjo mundësi nuk ekziston tani”, tha Abazoviç.

- Advertisement -

Ndërkaq, numri dy i qeverisë së Malit të Zi, i ka bërë thirrje Kishës Ortodokse serbe që të respektojë organet e shtetit dhe të ndihet e barabartë me të gjitha religjionet në vend.

Abazoviç ka akuzuar partitë serbe dhe Kishën e drejtuar nga Beogradi që kërkon trazira në vend. Kjo pas paralajmërimeve për protesta për ceremoninë e caktimit të Metropolitit të Cetinjës nga Kisha Autoqefale e Malit të Zi.

“Ka qendra të caktuara të pushtetit në Mal të Zi që duan të përdorin çdo situatë për të polarizuar më tej shoqërinë.

Shteti duhet të garantojë sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe lirinë fetare. Mali i Zi ka një metropolit të ri dhe procesi i kurorëzimit duhet të ndodhë.

Shteti do të bëjë gjithçka për të siguruar që ngjarja të kalojë në mënyrë paqësore”, deklaroi zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi, në ‘Viesti’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit