Mot i ligë po mbretëron në Beograd, derisa po shoqërohet me shi, vetëtima e bubullima.
Dukshmëria po ashtu është e lartë, derisa automjetet lëvizin ngadalë nëpër rrugët e kryeqytetit. Poashtu raportohet se disa pjesë të autostradës janë bllokuar, shkruan B92- transmeton Indeksonline.
Shiu ka përfshirë një pjesë të trafikut në Bulevardin Autokomanda, Južni, raporton reporteri i Tanjug.
Në rrugët qendrore të kryeqytetit të Serbisë, situata është e zakonshme për këto kushte të motit.