0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Beqa flet për përpIasjen me Muzaqin: Mendova që ishte roje e ministrave, deklarata “ta hjeku krytë” ishte nën afekt

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa është deklaruar rreth përpIasjes që ka pasur sot me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se fillimisht ka menduar që Muzaqi është roje e ministrave dhe se ka ndërhyrë për shkak se deputeti i VV-së e kishte kapur për krahu deputetin e PDK-së, Memli Krasniqi.

- Advertisement -

Nuk e kam pa krejt ngjarjen. Nuk e kam pa pjesën e përpIasjes në fillim. Ne ishim duke dalur. Gjatë rrugës ne ishim duke dalur. Ministri Peci fyejke dhe ne kërkuam që ministri të mos fyej. Unë u nisa me dal dhe deputeti Besim Muzaqi e kish kap për dore Memlin dhe e tërhiqte. Unë mendova se është roje sigurim dhe e shtyva i thash që të largohet. Ai deshi të më sulmojë edhe mu dhe unë nuk e lejova”, deklaroi Beqaj.

Më tutje ai tha se ka qenë vet deputeti Muzaqi ai i cili i ka fyer dhe penguar deputetët e PDK-së.

Ne kemi qenë të fyer dhe të këcënuar. Z.Muzaqi erdhi dhe na pengoi neve. Kur e dëgjova atë duke thënë dilni jashtë unë thash të kthehem në vendin tim dhe të mbaj fjalimin tim. Nuk mundet me i thënë një deputet tjetrit dil jashtë. Unë kam pasur një tentim sulm nga z.Muzaqi. Ai na ka dal në rrugë neve. Sikur ne të kishim shkuar tek vendi i tij atëherë do të ishte tjetër gjë. Fyerje ka pasur nga më të ndryshmet, që ishin të njëjta me ato të Donikës”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Për sa i përket deklaratës së tij ndaj Muzaqit se “ta hjeku kryt”, Beqaj tha se është deklaratë nën afekt.

“Nuk është natyrë e imja një gjë e tillë. Ishte në afekt. Nuk është në natyrën time që ta fyej dikë. Unë e kam një pyetje për Donikën. A është UÇK-ja kriminale apo nuk është kriminale”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit