1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Beqiri për Ramën: Më mirë me plan e me e realizu 30%, se sa fare pa plan

Rekomandime

Ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri ka komentuar deklaratën e Përparim Ramës, kryetarit të ri të Prishtinës, ku thotë se Prishtinën do ta bëjë si Dubain.

“Më mirë është një plan edhe nëse nuk realizohet qind-për qind, që realizohet 30, 50 përqind, se sa fare pa plan, dhe Rama nuk është përson i cili i ka bo kotë ato projekte sepse nuk e ka punën e parë, ai me projekte është dëshmu në shumë vende”.

- Advertisement -

“Normalisht ka sfida në realizim. Por edhe buxhetet gjinden, sepse zotëri Rama nuk është kryetari i LDK-së, por i Prishtinës, dhe ky duhet me pasë përkrahje si të institucioneve qëndrrore, ashtu edhe jam i bindur me projekte ko me konkuru, edhe ko me fitu grante të ndryshme, donacione”, tha Beqiri në Prime Time.

Beqiri ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Përparim Ramës, në garën për kryetar të Pristinës, sidomos me degën e tij në “Kodrën e Trimave”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit