-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bëri foto me trupin e pajetë të Maradonas, ja çfarë ka ndodhur me personin në fjalë

Rekomandime

Një punëtor funerali që bëri një selfie pranë arkivolit të hapur të ikonës argjentinase të futbollit Diego Maradona ndërsa trupi i tij qëndronte në arkivol në Buenos Aires është pushuar nga puna dhe është lutur për falje.

- Advertisement -

Imazhet, të cilat u shpërndanë gjerësisht në internet, shkaktuan zemërim ndërkombëtar – përfshirë edhe kërcënimet me vde.kje.

Claudio Fernandez tha për “Radio Diez” të Premten se ai kishte humbur punën e tij në shtëpinë e varrimit të Sepelios Pinier, së bashku me djalin e tij Ismael dhe një burrë të tretë.

Në një imazh, një burrë mund të shihet duke i dhënë aparatin fotografik me njërën dorë, ndërsa me tjetrën duket se prek ballin e fituesit të Kupës së Botës, i cili vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij të Mërkurën, në moshën 60 vjeçare.

- Advertisement -

Një punëtor i tretë i varrimit shfaqet në një foto tjetër në të njëjtën pozë.

Z. Fernandez tha se ata nuk kishin planifikuar të bënin foton. “Ishte diçka e menjëhershme. Unë thjesht e ngrita kokën dhe djali im e bëri atë si çdo fëmijë në moshën 18 vjeçe,” i tha ai stacionit të radios.

- Advertisement -

Ai tha se kishte marrë kërcënime nga të tjerët që jetonin në lagjen El Paternal, ku Maradona debutoi si profesionist në vitin 1976 me ekipin Argentinos Juniors.

“Ata më njohin. Unë jam nga lagjja,” tha ai. “Ata thonë se do të na vra.sin, do të na thyejnë kokën.”

Ai tha se e njihte familjen e futbollistit dhe se nuk ishte qëllimi i tij për të treguar ndonjë mosrespekt dhe kërkoi faljen e të gjithëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit