10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Bëri shqiponjën në Eurovision, media serbe e quajti skandaI, reagon Ardit Gjebrea i etiketon si të sëmurë mendorë

Rekomandime

Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë këtë vit në festivalin evropian.

- Advertisement -

Në njërën performancë të saj në skenë ajo bëri shqiponjën dy krenare me duar me të cilën nxiti reagime nga mediat serbe.

Media online , ‘Novosti’ i dedikoi një artikull krejtësisht të veçantë teksa e quajti skandal veprimin e këngëtares shqiptare.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i mediumit serb.

- Advertisement -

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën ‘shqiponja dy krenare’ në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo ndau një foto me të njëjtën temë një javë më parë”, shkruante tutje në artikullin e publikuar nga mediumi serb.

Këtij artikulli i ka reaguar këngëtari, Ardit Gjebrea derisa ka shkruar se janë të sëmurë mendor.

- Advertisement -

Ai ka publikuar si foto artikullin e mediumit në storien e tij në Instagram dhe ka shkruar: “Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit