8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bëri simbolin e shqiponjës derisa sa ishte me uniformë ushtarake/ Zvicranët e cilësojnë “tradhëtare të kombit”

Rekomandime

Jetmira Avdili mërgimtarja nga Zvicra e ftuar në një emision televiziv ka rrëfyer rrugën drejt famës së saj.

Gjithçka nisi kur ajo ishte ushtare në ushtrinë Zvicrane dhe sëbashku me të ishin edhe disa shqiptar tjerë.

- Advertisement -

Një ditë gjatë kohës kur ishin ushtar, Jetmira sëbashku me disa shqiptarët tjerë që ishin aty me të dhe sëbashku me një zvicran e me një serb vendosin ta shkrepin një fotografi duke bërë simbolin tonë, shqiponjën.

Ngjarja merr rrjedhen kur dikush këtë fotografi e poston në një grup të madh ku bënin pjesë shqiptar e shumë zvicran.

Pas publikimit të kësaj fotografie në këtë grup lindin konflikte e shumë diskutime në mes shqiptarëve e zvicranëve pasiqë simboli i shqiponjës me uniformë ushtarake të shtetit zvicran quhej “tradhti e kombit” nga vet zvicranët. Këto diskutime marrin përmas të madhe duke e quar numrin e komentuesve në mbi 200.000.

- Advertisement -

Një ditë pas publikimit të kësaj fotografie ngjarja bënë bujë të madhe edhe në mediet zvicrane.

Pasojat e publikimit të kësaj fotografie i kushtuan mërgimtarës.

- Advertisement -

Ndërsa kujtojmë që shteti i Zvicrës këdo që nënshkruan të jetë ushtar i ushtrisë së tyre nuk ia jep të drejtën që pas një kohe të jetë ushtar i ndonjë shteti tjetër.

Ndiqeni rrëfimin e saj se çfarë ndodhi më pas:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit