1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Berisha: Baton Stanishiç propozoi gruan e Ramës për presidente! Alibeaj po sillet si ministër

Rekomandime

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, u ndal disa herë edhe te procesi për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai se quajti sërish një proces mafioz dhe të diskredituar.

- Advertisement -

Sipas tij, për të treguar sa i diskredituar është procesi, mjafton të shohësh propozimin nga propagandisti i Edi Ramës, Baton Haxhiu, që Linda Rama të bëhet presidente.

“Zhvillime të tjera ka pasur në procesin qesharak të zgjdhjes së presidentit. Ato kulmojnë deri aty, sa nëpërmjet Baton Stanishiçin, Edi Rama të propozojë për president edhe bashkëshorten e tij. A mund ta imagjinoni? A ka një zëdhënës më autentik të Edi Ramës se Baton Stanishiçi? Ai e njoftoi nëpërmjet tij. Arriti ta personalizojë në këtë shkallë një proces të rëndësishëm kushtetues, sa ta kthejë në procesin e një kuzhine familjare.

Ky është procesi më i diskredituar që mund të bëhet ndonjëherë. Këshilli Kombëtar është organi më i rëndësishëm i PD-së pas Kuvendit. Ai mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e PD-së ndaj këtij procesi. Edi Rama do të haset me opozitën e vërtetë”.

- Advertisement -

Duke kujtuar raportimet për qeverisje të përbashkët mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dhe spekulimet se Enkelejd Alibeaj do merrte post ministri, Berisha tha se Alibeaj po sillet si anëtar kabineti.

“Ky debat po zhvillohet në nivel të grupit parlamentar pasi Edi Rama ka marrë peng Enkelejd Alibeajn. Ju kujtohet kur dolën fjalë për qeverisje të përbashkët? Ju kujtohen emrat e ministrave? Prandaj e trajton si peng Alibeajn.

- Advertisement -

Alibeaj është i shkarkuar dhe nuk ka asnjë tagër për të thirrur grupin parlamentar. Ai është tërësisht në funksion të Edi Ramës,” tha Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit