18.1 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Berisha: Jam kërcnuar nga Soros për ndryshimin e kufijëve të Kosovës

Rekomandime

Ka reaguar për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha për vendimin e DASH, i cili e shpalli ‘non grata’ në SHBA, bashkë me familjen e tij.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Berisha thekson se me vendimin u njoh nga mediat. Teksa shprehu keqardhje për vendimin në fjalë, Berisha shtoi se në 30 vite karrierë në politikë, nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion.

- Advertisement -

Në reagimin e tij, Berisha fton Sekretarin e Departamentit te Shtetit, Antony Blinken që të publikojë dokumentet ku faktohen pretendimet e SHBA-ve. “Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund të lekundë kurrë admirimin tim për vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqtë e mi në SHBA.”, thekson Berisha.

Mes të tjerash ish-kryeministri deklaron se në lidhje me denoncimin e projektit për ndryshimin e kufijve të Kosovës ka marrë kërcnime.

Përveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcën me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercnuar per pasoja, por natyrisht nuk jam impresionuar.”, shkruan më tej Berisha. Po ashtu ai shkruan se fëmijët e tij kanë përfituar nga fondet publike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit