7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Berisha: Kurrë nuk kam qenë pjesë e LDK’së, kjo parti është e kapur nga një grup njerëzish

Rekomandime

Ish-komandati i UÇK’së në Koshare, Hisen Berisha ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk ka qenë pjesë e LDK’së dhe asnjë subjekti tjetër politik, deri tash kur ka aderuar në PDK, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Por ai ka thënë se ka qenë i gatshëm të jetë në listën e kandidatëve për deputet të LDK’së, por kjo sipas tij nuk ka ndodhur për shkak të lidershipit të LDK’së.

‘Gjakova më ka propozuar, por njerëz brenda LDK’së në qendër nuk më kanë futur në listë. Më ka kontaktu Lutfi Haziri, i cili më ka thënë që i vije keq që nuk do të jemë listë”, ka deklarur Berisha.

Në IMAZH të RTK’së, Berisha ka akuzuar kreun aktual të LDK’së, duke thënë se ai ka qenë në qeverinë e cila kur u suprimua autonomia e Kosovës e cila diferenconte shqiptarët.

- Advertisement -

“LDK është e kapur nga një ekip njerëzish që kanë një të kaluar jo të ndershme dhe po e mbajnë peng këtë parti”, deklaroi Berisha.

Ai tha se po të bëhej pjesë e LDK’së do ta luftonte nga brenda këtë kryesi.

- Advertisement -

Sipas Berishës, LDK’ja e sotme është shndërruar në një surrogate që nuk e përfaqëson frymën rugoviane. Ai ka thënë se ka zgjedhur PDK’në dhe Kadri Veselin për shkak se aty mund të jap kontributin më të madh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit