9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Berisha: Nuk jemi për qeveri të pakicës, por nëse VV e kërkon këtë ne nuk jemi pengesë

Rekomandime

Deputeti i zgjedhur nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se ka apsur një takim me liderin e VV-së, Albin Kurti, ku ka kërkuar nga ai që komuniteti egjiptian të jetë më i fuqishëm në qeveri, raporton GazetaBlic.“Përcaktimi jonë është i padefinuar dhe biseduam shumë çështje me rëndësi dhe janë me prioritet për përfaqësimin tonë”, tha ai.“Komuniteti egjiptian ka kërku me pas një fuqi më të madhe në qeverisje, ka mbet ne të kthehemi prapa të bisedojmë me kryesi tona dhe ditëve në vijim ta sjellim një vendim a me përkrah apo jo”, shtoi ai.

- Advertisement -

“Ditëve në vijim besoj se do definohet pozicioni jonë me Kurtin dhe qeverinë në ardhje”, shtoi ai.Berisha tha se nuk janë për një qeveri të pakicës, por shton se nuk do të jenë pengesë në rast se VV e kërkon një gjë të tillë.
“Komunitetet janë partner i tretë dhe duhet të konsiderohen si të tilla, deputetët e mbështesin cilën do qeveri, por ne kemi kërkesa, nuk jemi ithtar për një qeveri pakice”, tha ai.

“Nuk jemi pengese e proceseve, nëse VV kërkon një qeveri pakice ne nuk e pengojmë, por jemi për qeveri stabile”, shtoi aiBerisha përsëriti se kërkesa e tij është që komuniteti egjiptian ta ketë një ministri.

“Kërkesa jonë është që të drejtojmë një ministri dhe duam që standardi i deri tanishëm të ndryshoj dhe të kemi ne si komunitet një përfaqësim”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit