12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Berisha: Rama po mbyll portalet si në Korenë e Veriut dhe Iran, pse hesht media në vend?!

Rekomandime

Edhe ish- kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me arrestimin e disa gazetarëve në Shqipëri dhe mbylljen e portalit “Jeta osh qef”.

- Advertisement -

Berisha shkruan se Rama po vepron njësoj si në Korenë e Veriut dhe në Iranin e Ajtullahëve.

Por Berisha kritikon edhe mediat në Shqipëri që po heshtin ndaj këtij fenomeni.

Kujtojmë që me urdhër të Ramës pasi sipas tij po përhapnin panik me lajme të rremë për tëmetin u mbyll portali “Jeta osh qef”, si edhe u vunë në pranga 3 gazetarë.

- Advertisement -

Reagimi i plotë i Berishës.

Dy fjale per gazetaret e vendit!

- Advertisement -

Miq, nje portal kryesor i vendit, JOQ u fshi nga faqja e dheut me nje urdher arbitrar te Edvin Kristaq Xhelatit, njelloj si ne Korene e Veriut apo Iranin e Ajetullahve.

Ky portal me dhjetra here ka ndermarre sulme te padrejta, ne vleresimin tim edhe ndaj meje por perseri ai ishte ndofta me i pavaruri i ketij vendi.

Drejtuesi dhe stafi i tij jane te panjohur per mua. Kam ndjekur dje dhe sot mediat e shkruara ato online dhe televizive ne menyre te pabesueshme kam konstatuar nje heshtje varri.

Keshtu qe po kaq e rende sa mbyllja e portalit nga Edvin Kristaq Xhelati me eshte dukur edhe heshtja juaj funeber para ketij akti kriminal.

Me kete heshtje nuk mund te mos ju them se deshmoni veten gazetar menderisht te kastruar dhe dua tju kujtoj ketu nje mesim elementar te historise, se ai qe nuk mbron lirine e tjetrit ka humbur te veten. Keni shtrire qafen nen satren e xhelatit. Zoti ju shpetofte! sb

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit