2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Berisha thotë se nga VV-ja s’ka pasur Iuftëtarë, reagon Konjufca duke i numëruar ata

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka replikuar me deputetin e PDK-së, Hisen Berisha, pasi ky i fundit tha se nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur deputetë që kanë qenë pjesë e Iuftës për liri.

“Kur po thuani se nuk keni qenë pjesë e asaj kategorie. LDK po e shoh 1, në VV po i shoh 5, në PDK po i shoh dy. Kështu që nuk bën me hy andej sepse ka shumë deputetë që ofendohen e që kanë qenë (në Iuftë). Nuk bënë hiç të flisni në këtë drejtim dhe mendoj që prej të gjitha grupeve parlamentare kanë qenë”, tha Konjufca.

- Advertisement -

Por sërish për këtë replikë ka reaguar deputeti i PDK-së, Hisen Berisha. Ai ka thënë se kategoria më e diskriminuar në Projektligjin për paga janë veteranët.

Berisha akuzoi deputetët e Vetëvendosjes se ka pasë shumë “shpërfaqje dhe tendenca për të mohuar vlerat e luftës dhe veteranët në veçanti”.

“Nëse keni komplekse nga fakti që s’keni qenë në periudhën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri që të jetë veteran i kësaj Iuftës, invalid apo familje dëshmori nuk është e denjë dhe e ndershme t’i luftoni këto vlera” tha ai.

- Advertisement -

Berisha në foltore të Kuvendit tha se kategoria e veteranëve duhet të ngritët dhe duhet bërë me përkujdesje.

“I keni dhënë pension social 170 euro dhe i pamundësohet të punojë askund tjetër. Pra, e keni shndërruar në një person të varfër dhe të pa dinjitet dhe kënd – njeriun më dinjitoz që e meriton të jetë njeriu më i respektuar në shoqërinë tonë. Mund të ciceroni sa të doni që jo e kanë bërë ata. Edhe atëherë edhe tash është keq. Keni ardhur me premtimin për ndryshim, urdhëroni bëjeni. Dhe mos e përdorni atë frazeologji që është bërë bajat “për 20 vite” se s’është e vërtetë”, tha Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit