5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sali Berisha: Vuçiqi po merr armatim nga Kina e Rusia, po përgatitet për diçka

Rekomandime

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se vendosi që ta ndërmarrë në këtë periudhë nismën që Kuvendi të njohë GJEN0ClDlN serb në Serbrenicë për shkak të zhvillimeve në Rusi dhe në rajon. Ai ju referuar Serbisë, kur tha se po blen armatim nga Kina dhe po përgatitet për GJEN0ClD të ri.

“Është e paimagjinueshme. Ky genocid është i konfirmuar nga dy gjykata ndërkombëtare. Nëse unë analizoj zhvillimet në Ballkan, unë konsideroj absolutisht një nga gabimet e mëdha të komunitetit ndërkombëtar, qëndrimin deri diku të butë të Aleksandër Vuçiq në raport me genocidin.

- Advertisement -

Pse Vladimir Putin ndërmori këtë akt të pashembullt. SuImoi një komb vëlla. Se janë të përzier. SuImoi një vend për të cilin ka firmosur se do i garantojë paprekshmërinë e kufijve. E beri se është një KRlMlNEL, ka qenë një KRlMlNEL i KGB dhe të tjerët e injoronin këtë fakt. Mirëpo ja që erdhi në skene.

Nëse Vuçiq nuk pranon GJEN0ClDlN serb në Serbrenicë, nuk pranon GJEN0ClDlN në Kosovë, ai është i gatshëm ta marrë përsëri. Ai shkoi në Mitorvicën e Veriut dhe tha se Millosheviçi ka qenë një udhëheqës i madh. Komuniteti europianë tani ka filluar të reagojë. Ai vazhdon të marrë tanke ruse dhe raketa kineze dhe përgatitet për një GJEN0ClD të ri”, u shpreh Sali Berisha në konferencë për mediat.

Gazetarëve ju tha se “Njeriu që i bën më shumë tualet Aleksandër Vuçiqit është Edi Rama. E shohin me habi sesi ky e mbron Vuçiçin.” I pyetur se përse nuk miratoi një rezolutë përgjatë viteve 2009-2013, ish-kryeministri u shpreh:

- Advertisement -

“Ai ka qenë një proces dhe e konsideroj shumë të rëndësishëm. Nuk duhet të ketë kurrë pajtueshmëri me genocidin. Pa asnjë diskutim që Shqipëria do ta miratonte atë rezolutë, sikundër do të mbështeste fuqimisht Kosovën për të paditur Serbinë për genocid në gjykatën ndërkombëtare.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit