15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Nis përplasja e madhe: Nasim Haradinaj “deklason” Ibrahim Kelmendin, thotë fjalë të rënda për ish-themeluesin e LPK-së

Rekomandime

Ish-anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, përmes një letre publike drejtuar Gjykatës Speciale, ditë më parë kërkoi nga ajo që hetojë vrasjen së veprimtarit Behadin Hallaqi, që sipas tij është arrestuar me urdhrin e Hashim Thaçit.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-komandanti i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj. Ky i fundit në një intervistë dhënë një televizionit në vend, komentoi akuzat e Kelmendit drejtuar kreut të shtetit.

- Advertisement -

Madje, Haradinaj shkoj aq larg sa që Kelmendin e quajti person me problem mendore.

“E din gjendjen shëndetësore të Ibrahim Kelmendit. Ibrahimi është në gjendje të rëndë. Gjykata Speciale nuk merret me njerëz që janë me depresion të sëmundjes, njerëz që nuk kanë më kontroll”, shprehet mes tjerash Haradinaj.

- Advertisement -

Nënkryetari i OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj në këtë intervistë ka folur edhe për vendimet të cilat i ka premtuar Albin Kurti se do t’i përkrahin veteranët e UÇK-së, por se ai është skeptik për realizim të këtyre vendimeve.

Haradinaj tha se Kurtit ka premtuar edhe të ndërroj himnin e flamurin e Kosovës, po ashtu edhe do ta rris pensionin e veteranëve, por sipas tij këto nuk janë deklarata shumë të besueshme.

- Advertisement -

“Më ka dhënë një dozë skepticizmi për Gjykatën, për shkak se në një tubim ai kur e pyetën tha “Ai tashmë është një proces i nisur”, po ashtu më ka dhanë skepticizëm edhe për kombëtaren, edhe për kravatën. Nuk e di nëse do t’i realizoj ato që i ka thënë”, u shpreh Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit