23.6 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Berisha ‘zbulon sëmundjen’ e Edi Ramës, thotë se e ka kohën e numëruar

Rekomandime

Sali Berisha mori pjesë këtë të shtunë në Shkodër në 27 vjetorin e ngjarjes së 2 prillit, të cilin e cilësoi si “mizorinë e fundit e komunizmit në Shqipëri”.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka kohën e limituar tashmë.

- Advertisement -

“Sot, sakrifica e martirëve të 2 prillit është apel më aktual se kurrë. Jam i bindur se të rinjtë shqiptarë do të ngrihen fuqishëm në lartësinë e idealeve të tyre, për t’u kthyer votën e lirë qytetarëve të këtij vendi. I respektoj deputetët e Shkodrës. Është koha të bashkojmë forcat, energjitë tona, përballë një regjimi që përbën një organizatë të vërtetë kriminale në plaçkitjen e këtij vendi”.

Berisha u pyet edhe për presidentin e ri, duke thënë se opozita nuk ka një emër, por nuk do të votojë propozimin e mazhorancës.

“Rama është dezekuilibruar plotësisht, ngado që lëviz i del ajo që është. Unë kam besim se me qytetarët e Shkodrës dhe Shqipërisë, ai i ka kohërat e numëruara. Veprimet konkrete do të fillojnë shpejt. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Ne nuk kemi një emër si opozitës. Konsensusi me Edi Ramën është “të puthesh me Judën”. Rama vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë. Do ta mund siç e kam mundur dy herë të tjera”, tha Berisha nga Shkodra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit