1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Berjani: Çmimet e derivateve kanë filluar të bien, qytetarët e Kosovës po furnizohen më së liri në rajon

Rekomandime

Çmimet e derivateve kanë filluar të shënojnë rënie të lehtë dhe se qytetarët e Kosovës janë duke u furnizuar më së liri krahasuar me vendet e rajonit.

- Advertisement -

Kështu pohon për Telegrafin, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani duke shtuar se çmime përcaktohen nga bursa botërore.

“Sot për herë të parë pas dy javësh ka ra për 20 dollarë çmimi i naftës. Lajmi i mirë është se çmimet e derivateve kanë filluar të bien. Edhe në tregun e Kosovës kanë filluar të ketë rënie të lehtë të çmimeve. Çmimin e përcakton bursa dhe OPEC”, tha Berjani.

Sipas tij, Kosova nuk do të ketë krizë të naftës.

- Advertisement -

“Kosova nuk do të ketë krizë të naftës. Sot në vendin tonë, çmimi i derivateve është 1.14 euro deri 1.20 euro për dizell, ndërsa për benzinën është 1.16 euro deri 1.25 euro. Këto çmime, sot në Shqipëri janë 1.52 euro për dizell dhe 1.55 euro për benzina, pra jemi më të lirë në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut e cila e ka akcizën më të lirë për 22 cent për dizell”, shton ai.

Në fund, Berjani thekson se “Kosova nuk ka rafineri të naftës që mund të garantoj një çmim fiks, mirëpo qytetarët janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në rajon”. /Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit