8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bërnabiq: Administrata e Trump tregoi efikasitet, rezultatin do ta shohim

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka komentuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Washington.

- Advertisement -

“Unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me delegacionin tonë, kjo është një marrëveshje rezultatin e së cilës do ta shohim” tha Bernabiq.

Kur bëhet fjalë për BE-në, Bërnabiq deklaron se është e vërtetë që administrata në Washington ka treguar efikasitet më të madh.

“Është e vërtetë që administrata në Washington tregoi efikasitet, proaktivitet shumë më të madh, se ata ishin shumë të përqendruar në projekte konkrete. Unë mendoj se kjo ishte një avantazh shumë i mirë para takimeve në Bruksel.” , theksoi tutje ajo, transmeton Kosova ime.

- Advertisement -

“Pa një aktivitet të tillë të administratës në Washington, efikasiteti i Grenel nuk do të kishte çuar në tërheqjen e taksës, dhe më pas rinovimin në Bruksel”, beson ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit