-2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bërnabiq: Taksa dhe lobimi për çnjohjen e Kosovës s’kanë lidhje me njëra-tjetrën

Rekomandime

Heqja e tarifave të vendosura nga Prishtina zyrtare për mallrat serbe, dhe ndërprerja e veprimtarive të Beogradit për të bindur shtete që të tërheqin njohjen e Kosovës, nuk ka asnjë lidhje me njëra-tjetrën, dhe asnjë shenjë barazie nuk mund të vendoset ndërmjet tyre, tha sot kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

- Advertisement -

“Këto dy gjëra nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Taksat nuk janë futur për këtë. Prandaj nuk mund të thuash diçka që është vendosur, pa marrë parasysh të gjitha, ajo duhet të tërhiqet dhe ne duhet të bëjmë diçka tjetër, që nuk ishte shkaku i taksës”, është shprehur Bërnabiq, duke iu referuar deklaratës së emisarit amerikan, Richard Grenell, se taksa duhet hequr dhe Serbia duhet të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve.

“Prishtina duhet të heqë tarifat në mënyrë që të vazhdojë dialogun,” nënvizoi Bërnabiq, transmeton Tanjug.

“Ne nuk mund të ndikojmë në këto vende kaq lehtë dhe të themi – mos tërhiqni aksidentalisht njohjen … Është çështje e një debati dhe dialogu tjetër, në të cilin duhet të merren parasysh të gjitha gjërat e tjera. Tarifat duhet të tërhiqen për të vazhduar dialogun, kështu që atëherë do të shohim gjithçka tjetër,” tha Bërnabiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit