13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Albin Kurti dhe Lista Serbe: Lutfi Haziri ka disa fjalë për të

Rekomandime

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se Albin Kurti nëse formon Qeverinë duhet të ketë edhe një zëvëndëskryeministër nga komuniteti serb, po që jo domosdoshmërisht duhet të vijë nga Lista Serbe, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Këto deklarata Haziri i ka bërë sot në Pressing, ku tha se Kurti duhet të arsyetojë mungesën e një zëvëndëskyreministri serb në Qeveri.

“Do të jetë e vështirë për Kurtin me e arsyetu mungesën e një zv.kryeministri serb në Qeveri, edhe para ndërkombëtarëve. Duhet të vijë edhe një nga komunitetit serb, jodomosdoshmërisht nga Lista Serbe”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Kurti sot është takuar me anëtarët e partive nga komunitetet pakicë në vend, duke përfshirë edhe ata të Listës Serbe.

- Advertisement -

Këta të fundit kanë deklaruar se nëse bëhet edhe ministria e 13’të siç po flitet, atëherë kjo u takon atyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit