1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bërnabiqit flet njejtë si analistët kosovarë për Albin Kurtin

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka komentuar vizitën e kryeministrit kosovoar, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një emisioni televiziv (Tv Pink), ajo ka folur edhe për nderimin me një medalje që i është bërë Kurtit nga Senati i Ioëa-s. Shefi i qeverisë në një ceremoni të organizuar atje, u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas.

- Advertisement -

“Kryeministri i Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti u dekorua nga një shteti brenda SHBA-së. Pra, është më interesante që Kurti nuk e ka bërë ende asnjë takime në Shtëpinë e Bardhë ose me dikë nga administrata e Biden”

“Ai nuk e ka pasur këtë deri më tani dhe në këtë kuptim mendoj se Amerika ka një qëndrim shumë më të drejtë dhe një qëndrim më të sinqertë ndaj mosrespektimit të Marrëveshjes së Brukselit sesa BE-ja, e cila është garantuese e asaj marrëveshjeje”, tha Bërnabiq.

Sipas saj, vetëm falë Shteteve të Bashkuara dhe administratës Trump, taksa 100% e vendosur nga Ramush Haradinaj u hoq.

- Advertisement -

“… Dhe kujtoi se BE-ja e kishte dënuar në mënyrë deklarative, por nuk kishte bërë asgjë më shumë se kaq”, ka thënë Bërnabiq.

“Prishtina nuk ka pësuar asnjë pasojë, SHBA-të kanë bërë shumë më tepër dhe falë tyre janë tërhequr taksat dhe që atëherë kanë luajtur një rol më të qartë dhe janë shumë më të qartë drejt shkeljes së marrëveshjes”, tha kryeministri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit