7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rrahje në Postë, Policia po interviston dy drejtorë

Rekomandime

Posta e Kosovës përmes një njoftimi për media ka treguar se sot paradite në objektin qendror të Postës së Kosovës ka ndodhur një kacafytje mes dy drejtorëve të menaxhmentit.

“Sot paradite në objektin e administratës qendrore të Postës së Kosovës, ka ndodhur një incident i vogël i fjalosjes dhe kacafytjes në mes të dy drejtorëve të menaxhmentit të ndërmarrjes”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të dy drejtorët që janë përfshirë në këtë rrahje janë duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.

“Me këtë rast janë duke u marrë organet e rendit, ndërsa dy drejtorët janë duke u intervistuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë”, shton tutje komunikata.

Në fund thuhet se “Menaxhmenti i ndërmarrjes, do të ndërmarrë masat disiplinore gjatë ditëve në vijim, sipas rregulloreve të brendshme të ndërmarrjes dhe ligjeve në fuqi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit