1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bernard Challandes thyen heshtjen, e zbulon të ardhmen e tij me Kosovën

Rekomandime

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është duke u përgatitur që ta rinovojë kontratën me “Dardanët”.

- Advertisement -

Zvicerani në një intervistë me “Lematin.ch” ka thënë se aventura e tij me Përfaqësuesen e Kosovës ende nuk ka mbaruar, raporton “Zeri.info”.

“Ekipet kombëtare aktualisht janë viktimat më të mëdha të kësaj krize”, thotë fillimisht Challandes.

“Unë jam duke lexuar për ushtrime dhe ide për futbollin, por është duke më munguar adrenalina e ndeshjeve”, tregon Challandes, skuadra e të cilit do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve.

- Advertisement -

Megjithatë, trajneri zviceran ende nuk e di saktë se kur do të zhvillohet kjo ndeshje.

Tutje, ai flet edhe për kontratën e tij me Kosovën, teksa thotë se dëshiron të mbetet me “Dardanët”.

- Advertisement -

“Unë dua të qëndroj, është dëshira iem të vazhdoj këtë aventurë. Në anën tjetër, ekziston vullneti i federatës, mediave dhe tifozëve për qëndrimin tim. Për të rinovuar kontratën, ne dueht të pajtohemi për kushtet”, shtoi Challandes.

Me Kosovën, Challandes ka regjistruar 11 fitore, pesë barazime dhe katë rhumbje.

“Kosova ende mund të rritet dhe të kualifikohet në Evropian. Ka potencial. Nuk e shoh veten duke u larguar tani dhe Kosovën ta drejtoj dikush tjetër në ‘Euro 2020”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit