Wednesday, July 24, 2024

Tifozët e Crvena Zvezës e parkojnë tankun pranë stadiumit para ndeshjes me klubin zviceran

- Advertisement -
- Advertisement -

Tifozët e Crvena Zvezdës kanë shkaktuar polemika duke e vendosur një tank ushtarak pranë stadiumit të tyre, para ndeshjes së kthimit në play-off të Ligës së Kampionëve kundër klubit zviceran, Young Boys.

Tanku, i llojit T-55 i blerë nga depoja ushtarake, është parkuar pranë stadiumit si “atraksion”, sipas klubit serb, Zvezdës.

- Advertisement -

Megjithatë, ky vendim i ka ndarë tifozët dhe ka nxitur reagime të ashpra nga shteti fqinj, Kroacia, i cili e ka vlerësuar vendosjen e tankun aty si simbol të sulmit të forcave serbe në qytetin Vukovar në fillim të Luftës Kroate për Pavarësi në vitet 1990-ta.

Gazeta e përditshme sportive e Kroacisë “Sportske Novosti” e ka kritikuar veprimin e Zvezdës duke e quajtur “provokim morbid nga Beogradi”.

“Ata duan të luajnë në Ligën e Kampionëve duke e festuar njërin prej krimeve më të rënda”, shkruan gazeta kroate.

- Advertisement -

Tifozët serbë të Zvezdës shkaktuan telashe edhe javën e kaluar para ndeshjes së parë, e cila u mbyll baras 2:2, duke i detyruar policët zviceranë të shkrepin plumba paralajmërues ndaj tyre.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura