1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bernard Nikaj deklarohet pasi iu përmend emri se do të jetë në Kryesinë e PDK-së

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës në krye me Memli Krasniqin pritet që gjatë ditës së sotme të propozojë e më pas të hedhë në votim emrat e kryesisë së re të partisë. Mediat duke u thirrur në burimet e tyre kanë publikuar një listë me emra, që sipas tyre do të jenë në kryesinë e PDK-së, në mesin e tyre figuron edhe emri ish-ambasadorit të Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj.

Gazeta Express ka kontaktuar me Bernard Nikaj për të parë nëse këto raportime janë të vërteta, por ai tha se deri pas takimit të Këshillit nuk mund të konfirmojë asgjë.

- Advertisement -

“Deri pas takimit të Këshillit smundem me të konfirmu asgjë”, tha Nikaj për Express.

Në kryesinë e re të PDK-së nuk do të jetë as profesioni universitar Rrahman Paçarizi, ka konfirmuar vetë ai.

Gjithashtu, burime të Gazetës Express brenda PDK-së kanë bërë të ditur se në kryesinë e partisë nuk do të jetë as ish-deputeti i LVV-së, Dardan Sejdiu, siç është raportuar sot në media.

- Advertisement -

Në orën 16:00 mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, ku pritet të propozohen e më pas të votohen anëtarët e Kryesisë së re të kësaj partie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit