14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Madhështore, Ushtria e Kosovës bën një hap të madh përpara, me operacione ndërkombëtare

Rekomandime

Ushtria e Kosovës së shpejti mund të fillojë operacionet jashtë kufijve.

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në mbledhjen e Qeverisë tha që FSK është e gatshme të bashkëpunojë e të marrë pjesë në operacione ushtarake.

Këtë deklaratë Quni e tha derisa propozoi të votohet koncept-dokumenti për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

“Politika e hartuar hap rrugë për krijimin e bazës ligjore në përcaktimin e përgjegjësive dhe kompetencave të institucioneve në rast të dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe procedurat e dërgimit në operacione ndërkombëtare dhe aktivitete tjera ushtarake, mënyrën e tërheqjes, zëvendësimin dhe mënyrën e financimit”, tha Quni.

- Advertisement -

Për këtë punë, dy anëtarë të Qeverisë votuan kundër dhe një abstenoi.

Megjithatë, votat ishin të mjaftueshme për t’u votuar kjo gjë.

- Advertisement -

E para se të merrej vendimi, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi tha që dokumenti në fjalë ka kosto shtesë që nuk janë të parapara me kornizë e projeksione buxhetore.

“Në skenarin e parë bëhet fjalë për 4.3 milionë e në skenarin e dytë mbi 3 milionë. Prandaj rekomandojmë që gjatë hartimit të projektligjit të gjitha aktivitetet të bëhen brenda ndarjeve buxhetore”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit