7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Besa Gaxherri për ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike: Opozita e dinë që nuk po arrijmë t’i kemi 61 deputetë, shkaku i virusit

Rekomandime

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri, ka folur në emisionin Debat plus në lidhje me situatën në vend, pasi që ende deputetët nuk po arrijnë të bëhen bashkë për të votuar në lexim të dytë, projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

- Advertisement -

Gaxherri ka thënë se opozita po e luan rolin e saj, duke mos pasur parasysh situatën. Partitë opozitare sipas Gaxherrit e dinë mirë se ata si pozitë nuk po munden t’i kenë 61 vota për ta kaluar këtë ligj, për çka ajo edhe tregoj arsyen.

“Opozita e dinë që ne nuk po arrijmë të kemi 61 deputetë për ta votuar këtë ligj, shkaku i deputetëve që po janë të prekur nga virusi e që po duhet të vetizolohen”, tha Gaxherri.

Në lidhje me ankesat e opozitës që qeveria nuk po merr parasysh propozimet e tyre, më saktësisht amandamentimet e tyre në lidhje me këtë ligj, reagoj Gaxherri duke thënë se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, iu ka bë ftesë publike disa herë për të ofruar idetë dhe sugjerimet e tyre.

- Advertisement -

“Shefi i grupit parlamentar ju ka bërë ftesë publike para leximit të parë, propozoni konkretë amandamentet, PDK-ja kërkon edhe 300 milionë sepse elektorati e donë kështu, ose VV që nuk pajtohet. Ne e dimë çka është mirë, ne i kemi 2 milionë e diçka, e nuk kanë qenë të gatshëm”, ta Gaxherri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit