19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Besa Gaxherri: Vetëvendosje gaboi me refuzimin që i bëri Avdullah Hotit

Rekomandime

Pas refuzimit të ftesës së kryeministrit Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje për të qenë pjesë e takimit të 4 shtatorit në Washington, ka reaguar deputetja nga LDK, Besa Gaxherri.Ajo ka thënë për Gazeta Blic se mospranimi i ftesës nga Lëvizja Vetëvendosje është gabim, sikur edhe që ka gabuar dhe nuk është në qeverisje.“Ajo hatërmbetja e inati në politikë vërtetë gjithmonë është i dëmshëm në raport me vendin, në këtë rast Vetëvendosja sikur shumë gabime që ka bërë ndër ato edhe që sot nuk është në qeverisje”, tha ajo.

- Advertisement -

Ajo konsideron se refuzimi i ftesës nga VV, është një ndër gabimet që i kushton shumë vendit tonë.

Gaxherri tha se këto ftesa po bëhen për faktin, se vendi po kalon në momente të rëndësishme.“Një refuzim i tillë është refuzim ndaj obligimeve dhe detyrave që kemi ndaj vendit”, tha ajo për Gazeta Blic.

Ndryshe, VV përmes zëdhënësit të saj ka mjoftuar se ka refuzuar ftesën e kryeministrit Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit