8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Besnik Bislimi paralajmëron takimin e radhës Kurti-Vuçiq

Rekomandime

Zv.kryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi ka paralajmëruar takimin e radhës në mes të kryeminstrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Bislimi në “Desku” në KTV tha se ky takim mund të mbahet gjatë muajit mars.

- Advertisement -

Ai shtoi se kushtet që krerët e shtetit të mblidhen në Bruksel duhet të krijohen sa më shpejtë.

Duhet të krijojmë sa më shpejtë kushtet që krerët e shtetit të mblidhen në Bruksel dhe të bisedojmë për elementet që duhet të përfshihen në marrëveshjen e përgjithshme.

Është problem të parashikohet, dakordimi im me Lajçakun është që gjatë muajit shkurt të kemi një takim në Bruksel apo diku tjetër në nivel kryenegociatorësh që të shohim se në ç’masë mund të sigurojmë një takim të tillë gjatë muajit mars”, tha Bislimi.

- Advertisement -

Ndryshe, takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiqit është mbajtur në korrik të vitit të kaluar.

Në këtë takim, Kurti dhe Vuçiqi nuk kishin rënë dakord për asgjë, përveq se bisedimet të vazhdojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit