11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Besnik Bislimi pas diskutimeve në Bruksel thotë se Serbia insiston në punën e Asociacionit

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka shpjeguar në përfundim të takimeve bilaterale në Bruksel arsyet që pengojnë moszhvillimin e një takimi trilateral midis delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Për palën serbe, takimi trilateral nuk është i mundur për shkak se delegacioni i Kosovës nuk pranon të diskutojë për temën e asociacionit të komunave me shumicës serbe, ndërkohë që kjo është kryetemë për delegacionin e Serbisë.

- Advertisement -

“Ne kemi deklaruar edhe më herët, se nuk jemi të gatshëm në këtë fazë të trajtojmë çështjet e të drejtave të minoriteteve. Këto duhet të jenë pjesë e pakos së përgjithshme të arritjes së marrëveshjes për normalizim të plotë dhe ligjërisht të detyrueshme midis dy vendeve.

Por ajo që është e rëndësishme, është që ka patur dakortësi me palën dhe sebe dhe europiane, që gjatë takimeve tripalëshe të dialogut nuk do shtrohen çështje, që nuk kanë dakortësi të të dyja palëve. Nëse njëra palë nuk është dakort me një temë, ajo nuk diskutohet në takimin tripalësh dhe nga ana tjetër, nuk duhet të kushtëzohen bisedimet e dialogut me një temë të caktuar”, ka deklaruar Bislimi.

Duke marrë një shembull konkret, Bislimi është shprehur se, delegacioni i Kosovës nuk mund të kushtëzojë bisedimet nëse nuk trajtohet çështja e financimit të luginës së Preshevës. Për temat e takimit trilateral duhet të ketë dakortësi të dyanëshme.

- Advertisement -

“Nuk ka patur dakortësi të dyanëshme mbi temën e asosiacionit dhe rrjedhimisht pala serbe nuk ka patur të drejtë të vendosë asnjë kushtëzim. Por kjo tregon, se cila është pala bllokuese në këtë mes” është shprehur ai.

Sipas Bislimit, janë nënshkruar 30 marrëveshje dhe nuk kanë një renditje të tyre për të konsideruar, se një marrëveshje është e një rëndësie të parë apo të dytë dhe rrjedhimisht Serbia nuk mund të insistojë vetëm në një marrëveshje si ajo e asociacionit.

- Advertisement -

“Aktualisht, Serbia nuk zbaton 25 marrëveshje dhe ka zero kredibilitet për të nxjerrë në tavolinë një temë që atyre u intereson. Për ne është më i rëndësishëm financimi i Luginës së Preshevës sesa asociacioni i komunave serbe. Nëse fillojmë me kushtëzime të tilla, atëherë kjo nuk na shpie askund” është shprehur Bislimi.

Pyetjes së ABC, se Bashkimi Europian pret një qasje nga qeveria e Kosovës se si do zbatohet marrëveshja e arritur midis Serbisë dhe Kosovës mbi asosiacionin e komunave me shumicë serbe, zëvendëskryeministri Bislimi është shprehur:

“ Ne nuk na është thënë që presim një qasje nga qeveria e Kosovës, se si do zbatohet marrëveshja për asociacionin. Ata vetëm thonë, se kjo është një temë, për të cilën ka patur një marrëveshje. Për Bashkimin Europian çon pak peshë nëse marrëveshja për asosiacionin është e mirë apo e keqe, nëse ajo ka qenë e nënshkruar nga politikanë të qëndrueshem apo të shantazhueshëm. Por, thonë që ky është obligim shtetëror dhe duhet të shihni zgjidhjen për këtë obligim shtetëror”.

Lidhur me një takim të mundshëm të liderëve të Serbisë dhe Kosovës para fundit të vitit siç parashikohet nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel, Besnik Bislimi shprehet se hapi i parë për një sukses të dialogut Prishtinë-Beograd është përcaktimi i elementeve të marrëveshjes gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Sipas Bislimit, këto elemente duhet të përcaktohen në një takim në nivelin e kryetarëve të shteteve. Në këtë prizëm shihet edhe inisiativa e përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Josep Borrel për të organizuar një takim në nivel të liderëve të dialogut Prishtinë-Beograd. /abcnews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit