12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ndodh edhe kjo në Shqipëri, shoferi merr autobusin e klubit dhe lë futbollistët

Rekomandime

Një ngjarje interesante ka ndodhur sot në futbollin shqiptar.

Dinamo Tirana dhe Kastrioti u përballen mes vete në ndeshjen e javës së 28-të në Kategorinë Superiore, me skuadrën mysafire që fitoi minimalisht 0:1.

- Advertisement -

Duket se kjo humbje nuk i ka pëlqyer aspak shoferit të autobusit të klubit nga kryeqyteti shqiptar.

Kjo ndeshje u zhvillua në “Elbasan Arena” dhe sipas mediave nga Shqipëria, shoferi ka marrë autobusin dhe është larguar pa i pritur futbollistët dhe stafin e Dinamos, duke i lënë kështu ata në qytetin e Elbasanit.

Në videon e publikuar nga “Panorama” shihen se anëtaret e klubit të Dinamo Tiranës kanë mbetur në këmbë para stadiumit, pa ditur se si do të kthehen në Tiranë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit