3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Dilaver Kryeziu fton profesorin Paci që të shkojë bashkë me Ansamblin e Kosovës në turnetë jashtë vendit

Rekomandime

Profesori i Biologjisë në Vushtrri, Lulëzim Paci ka rrëfyer sot se është duke i përjetuar rëndë ofendimet që po merrë pasi videot e tij u bënë virale.

Paci i cili ka pasion vallen tradicionale, po bullizohet që disa ditë për shkak të publikimit të një video në TikTok ku ai shihet duke vallëzuar.

- Advertisement -

Në mbështetje profesorit i ka dalur profesori i koreografisë, Dilaver Kryeziu.

Kryeziu i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin e ka ftuar profesorin Paci që të shkoj së bashku me ta në turneun e parë që do ta ketë Ansambli i Kosovës.

Ai ka deklaruar se profesori nuk ka bërë asnjë krim dhe vetëm se e ka avansuar kulturën e Kosovës.

- Advertisement -

Po e ftoj profesorin që ka vallëzu, që turneun e parë që do e kam me një Ansambël të Kosovës, ai do të jetë së bashku me mu dhe do ta shijojmë kënaqësinë e vallëzimit edhe në arena tjera ndërkombëtare, nëpër teatër tjera ndërkombëtare, nëpër skena ndërkombëtare dhe do ta shohin se çfarë është kultura jonë që gërshetohet me kulturat tjera”, ka deklaruar ai.

Kryeziu është shprehur se kur e ka parë sot profesorin duke qajtur në një emision televiziv, ka qajtur edhe ai vetë.

- Advertisement -

Isha në mësim kur e kam pa duke qajtur profesorin andaj i them profesorit ato lot e tua unë kam me t’i arsyetu, do të jesh gjithmonë në krahun tim, unë kom me vallëzu njëjtë me të. Me të do të vallëzojë me të.

Dëgjova që ka bërë KRlM. Unë po e arsyetoj krimin. Nuk është krim të vallëzosh”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit