10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Besnik Bislimi takim me Petkoviqin: Petari thotë se do ta lypin Zajednicën

Rekomandime

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga zëvendëskryeministër Besnik Bislimi do të udhëtojë për në Bruksel ku nesër zhvillohet një takim me delegacionin serb që kryesohet nga i ashtuquajtur drejtor për zyrën për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic.

Në takimin e fundit që u zhvillua në Bruksel, më 16 nëntor, u diskutua për çështjen e personave të pagjetur, energjinë dhe lirinë e lëvizjes.

- Advertisement -

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, znj.Mimoza Kusari është pyetur lidhur me takimin e nesërm në Bruksel, por ka thënë se pyetje si kjo duhet të adresohen në zyrën e Bislimit.

Sa i përket takimit të nesërm, nuk dua të paragjykoj asgjë, besoj që zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi është adresa ku mund të dërgoni pyetje lidhur me takimin e nesërm”, ka thënë Kusari, përcjell Periskopi.

Ndërkohë Petar Petkoviqi duke komentuar takimin e nesërm, ka thënë se ‘Prishtina po bën përpjekjen ta sjell procesin e dialogut në absurditet’.

- Advertisement -

“Kur nuk keni bisedime të drejtpërdrejta, keni incidente përreth. Ne do të këmbëngulim për formimin e Zajednicës (Asociacionit të komunave serbe) e cila është një e drejtë e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Petkoviqi për median serbe, përkthen Periskopi.

Sipas Petkoviqit edhe tema e ‘Manastirit të Deçanit’ do të jetë temë në takimin e nesërm në Bruksel”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit