8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Betohet presidenti kroat Milovanovic, e përcolli Kolindën me puthje e lule

Rekomandime

Presidenti i ri i Kroacisë, Zoran Milanovic, u betua sot para gjykatës kushtetuese të Kroacisë dhe e përcolli tani ish presidenten Kolinda Grabar Kitarovic me lule e puthje. Milovanic u betua në një ceremoni modeste për dallim prej parardhëses që kishte mbledhur gjithë Zagrebin në ceremoni, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Zoran Milanovicit mandati i fillon në mesnatën e të martës dhe mërkurës. E me aktin e betimit ai u inaugurua si presidenti i pestë i Republikës së Kroacisë.

Në hyrjen në Pantovcak në këtë ceremoni modeste orkestra e ushtrisë kroate luante marshin “ Ne jemi garda e Kroacisë”. Para kësaj në kabinetin presidencial u krye edhe dorëzimi e detyrës njofton agjencia kroate e lajmeve Hina.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milovanic, ju drejtua të pranishmëve se nuk ka synim që të jetë faktor korrektësie, por i konstruktivitetit.

“Do të jem i përkushtuar, transparent, qëndrueshëm. Në politikë të jashtme do të përqendrohem në çështje me të cilat do të rritet prosperiteti dhe siguria” tha Milovanovic.

- Advertisement -

Kroacia si anëtare e Bashkimit Europian tani ka kryesimin e Këshillit Europian dhe ka një detyrë të rëndë deri në korrik kur Gjermania merr kryesimin. Në maj në kryeqytetin kroat Zagreb, mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit