13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Beverly Hills-i me ‘kolicë’ i Vedat Bajramit

Rekomandime

Përiudha e pandemisë, për shkak të ngujimit, pritet të jet me pasoja për një kohë të gjatë.

Duke e pasur parasysh këtë gjendje, aktori i njohur i “Stupcave”, Vedat Bajrami, për ta lehtësuar këtë gjendje, nisi një proces pune për ta gjelbëruar lagjen e tij (Kodra e Diellit, zona Jugu, objekti II në rrugën “Halim Orana”), që siç thotë ai “do të jet Beverly Hills-i i Prishtinës”!

- Advertisement -
Me gjelbërim kundër uzurpimit të pronës publike

“Duke parë se në shumë lagje të Prishtinës pronat publike janë zaptuar, ne mbollëm disa pisha dhe shemshira (muri i gjallë) në gjithë zonën e banimit. Bashkë në këshillim me fqinjët filluam mbjelljen e fidaneve të veçanta si: bli, kumbull japoneze, pisha, bredh, dhe Liquidambar (Likuidam) e disa lloje tjera. Pas kësaj kaluam në pjesën e rrugës e mbuluar me beton, e mbollëm me dru të butë bungu i cili u përshtat me ambientin në mënyrë fenomenale dhe e ndërroj pamjen e lagjes tone”, tha Vedat Bajrami për BB Green Kosova.

Sipas tij, sa ishin në këtë kohë të ngujimit duhet mendje kreative për të tejkaluar atë, duke e bërë një hapësirë të këndshme, në veçanti për fëmijë dhe të moshuar!

Pemë dekoruese dhe pushimore për banorët

Pas mbjelljes duke e respektuar natyrën, banoret e lagjes menduan për krijimin e një pushimoreje. Andaj, në harmoni me bimët e këtij mjedisi, apo siç e quajnë me krenari banorët e Lagjes “Beverlly Hills” vendosen ulëset prej cungu, duke filluar me 8 sosh, e me vonë u pa se nuk mjaftojnë dhe u ridizajnua kjo hapësirë për të shtuar edhe 15 cunga tjerë.

- Advertisement -
“Beverlly Hills”-i me Kolicën TDI 2.0

Banorët e kësaj lagje, siç rrëfen Vedat Bajrami, kur i mbollën pemët dekoruese e panë se duhet edhe mirëmbajtja. Duke iu shmangur mundësisë për shkatërrimin dhe rrezikimin e jetëgjatësisë së bimësisë, banorët e kësaj lagje nuk pritën që këtë punë ta bëjë dikush tjetër për ta. Për këtë blenë; makina për kositjen e barit, pastaj karrocën e dorës që Vedati përmes humorit të tij e quan “Kolica TDI 2.0”, disa lloje të lopatave, shporta për mbeturina, gërshërë për krasitje, hillt gjerman, grabujë si dhe zorrë për ujitje…

Këndi i lojërave dhe shkallët përreth duke u ndërtuar

Pjesa dërrmuese e banorëve kanë qenë shumë aktiv në punët që janë kryer dhe ato që po kryhen. Ata nxisin Komunën e Prishtinës dhe ‘Hortikulturën’ për të ndihmuar në rregullimin e shkallëve dhe të një këndi të lodrave për fëmijë! Pastaj, presin rregullimin e parkingut të lagjes, dhe shenjëzimin e secilit vend parking për secilën banesë. Në këtë lagje për shkak të sigurisë së fëmijëve do të bëhen edhe pengesat e rrugës “policët e shtrirë” si dhe të hapin një pus për nxjerrjen e ujit për ujitjen e hapësirave të gjelbëruara.

- Advertisement -
Vedati dha para, të tjerët derdhen djersën

Aksionit iu bashkëngjit edhe Fidan Baca, i kthyer nga Amerika i cili e ka themeluar kompanine ‘Great Wood Prishtina’.

Vedat Bajrami, për furnizimin dhe punët e kryera ka dhënë një shumë relativisht të madhe parash, por nga modestia thotë: “Dhashë sa pata mundësi, të tjerët derdhën djersën e tyre!/bbgreenkosova

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit