8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Biden: Do ta mbrojmë çdo cep të NATO-s, por nuk do Iuftojmë direkt me Rusinë sepse ndizet Iufta e Tretë Botërore

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka bërë edhe njëherë të qartë se do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO’s.

Përmes një cicërime në Twitter tha se ata nuk do të luftojnë kundër Rusisë në Ukrainë, pasi thotë se kjo do të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

- Advertisement -

Ai shtoi se duhet të përpiqen që të parandalojnë një konfrontim të drejtpërdrejtë të NATO’s dhe Rusisë e cila shpie në një Luftë të Tretë Botërore.

“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të galvanizuar. Por ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë. Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore. Dhe diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, shkroi Biden.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit