9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Biden emëron këshilltare për politikën e brendshme 56 vjeçaren që mbrojti Kosovën në OKB

Rekomandime

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden njoftoi emërimet e reja për kabinetin e ardhshëm, duke përfshirë Susan Rice, e cila do të jetë këshilltare për politikën e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Susan Rice, 56-vjecarja afrikano-amerikane dhe ish-këshilltare e Sigurisë Kombëtare gjatë presidencës së Barack Obamas, është një nga zyrtaret më me përvojë të qeverisë në Shtetet e Bashkuara dhe ka aftësitë për të qenë në qeverinë federale, raporton TCh.

Rice, e cila ishte gjithashtu ambasadore në Kombet e Bashkuara, disa herë ka mbrojtur interesat e Kosovës gjatë seancave dëgjimore të Këshillit të Sigurimit.

Biden gjithashtu emëroi, Tom Vilsack si Ministër të Bujqësisë, një pozicion që 69-vjeçari mbajti gjatë presidencës së Obamës.

- Advertisement -

Presidenti i sapozgjedhur deklaroi në shpjegimin e emërimit se këta njerëz do të “sjellin nivelin më të lartë të përvojës, dhembshurisë dhe integritetit” për të zgjidhur problemet me të cilat përballen amerikanët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit