-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Biden freskon diplomacinë në Evropë, Karen Donfried emërohet në vend të Philip Reekerit

Rekomandime

Senati amerikan ka konfirmuar zgjedhjen e Ndihmës Sekretares së re të shtetit për Evropë dhe Çështje të Azisë, Karen Donfried e cila do ta zëvendësojë ushtruesin e detyrës, Philip Reekerin. Presidenti Joe Biden e kishte nominuar atë dhe e njëjta është konfirmuar nga Senati amerikan.

Donfried është presidente e Fondit Gjerman Marshall të ShBA-së dhe ka qenë asistente e presidentit dhe drejtore e lartë për çështje evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Para se të shërbejë në Shtëpinë e Bardhë, Donfried ka shërbyer si oficere e Intelegjencës Kombëtare për Evropën në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka uruar Donfried për postin e ri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit